Qarkullonte me makinë të kamufluar si mjet policie dhe me armë zjarri brenda. Kjo ishte vepra penale që çoi në arrestimin në flagrancë të një 32 vjeçari nga Peqini, sot në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
I riu, me inicialet E. E u ndalua teksa drejtonte një automjet tip “Audi” në pjesën e përparme të së cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim që të dukej si mjet zyrtar dhe t’u shmangej kontrolleve.



















