E majta mes Ramës dhe Metës dhe PD me plehrat, të ftuar Paskal Milo dhe Belind Këlliçi

20 Tetor 2020, 07:47

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Opozita po diskuton që në zgjedhjet e 25 prillit të shkojë me 2 ose me më shumë lista kandidatësh! Një fakt i tillë është konfirmuar nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, (FRPD), Belind Këlliçi. I ftuar në studion e Report TV, në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", Këlliçi tha se vjen si detyrim për shkak të ndryshimeve të njëanshme siç i quan ai, të Kodit Zgjedhor.