E pabesueshme/ Gjeniu që memorizon mijëra data dhe ditëlindje

30 Dhjetor 2020, 12:04

Romeo Deda është gjeniu i cili ka një memorie të jashtëzakonshme. Edhe pse prej 20 vitesh ai ka humbur shikimin, nuk ka ndalur së mësuari dhe madje thotë se është përpjekur të bëj një jetë normale, madje shëtit edhe vetëm nëpër qytet.

 ‘’ Unë kam lindur me katarakt dhe tre muajsh jam operuar këtu në Tiranë  por në atë kohë s’ka pasur aparatura faktikisht dhe irisi u dëmtua dhe në moshën 5-6 vjeç shkoj në Greqi ku vendos lente tek të sytë për të parë më mirë, pata një përmirësim. Kur isha 14 vjeç  mu bë tensioni i lartë i syrit dhe shkoj në Greqi vendos valvul dhe tensioni syrit bëri që ta humbisja shikimin. Unë lëviz vetëm në Tiranë me shkop dhe shkoj tek liqeni, shkoj tek fresku shkoj bëj lëvizje të ndryshme. Nuk është dhe aq e kollajt por unë e kam arritur. Kam katër vjet që lëviz vetëm’’ u shpreh ai.

Romeo ka aftësinë që të memorizoj, datat e lindjes , prefikse telefoni, ditëlindjen e më shumë se 2500 personazheve të huaj dhe shqiptarë  dhe së fundmi lojërat e fatit. Ai mban mend rreth 50 shorte të ndryshme, ku një shorte përmban mbi 40 gogla, duke përfshirë 2000 numra në mënyrë të çrregullt. I pyetur se si e realizon këtë thotë se ka memorie mbinjerëzore:

‘’ Kam memorie shumë, mbinjerëzore. Për vetëm 7 minuta jam I aftë të mësoj një shorte. bëra pak eksperiment me trurin dhe thash sa mund ta mësoj për një shpejtësi rekord, për 7 minuta e mësoja’’ tha ai.