'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla

7 Tetor, 22:41

Genc Burimi nuk e sheh si turp protestën e sotme të opozitës me molotov, pasi raste të tilla ka patur edhe nga opozitat në Serbi apo Rumani. Por sipas tij në asnjë vend nuk gjen një parti kaq të madhe politike që nuk e njeh drejtësinë. 

'Nëse i bazohemi lajtmotivit që është qeveria teknike, edhe sikur sot të ishte Tirana në flakë nuk do kishte qeveri teknike. Jemi ende larg zgjedhjeve, jemi në muajin tetor. E shoh të vështirë sepse mund të hyjë në krizë politike. Zhgënjimi ka prekur edhe elementë moderatorë si Tabaku apo Salianji. Një periudhë shqetësuese për Shqipërinë. kemi një parti që nuk e njeh si të mirëqenë drejtësinë shqiptare.

Nuk është e imagjinueshme në Europë të mos njohi një parti drejtësinë. Shqipëria sot krahasohet me Venezuelën. Nuk ekziston sot një demokraci në diskursin e opozitës. Nuk krahasohet me Francën. Në rajonin tonë kemi pasur manifestime shumë më të rrepta, molotovi është një miniaturë. Ju kujtoj rastin e fundit në Beograd, e më përpara në Bullgari apo Rumani. Nuk është turp një opozitë që proteston. Faji është i perëndimorëve sepse nuk ndërhyjnë për ti vënë në një tavolinë negociuese.'