E përgjuar deri në vdekje, Baçi, Orhani e Bulku rrëfejnë dosjen dramatike e ditarin e Drita Çomos: Bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit dhe shokët 16-vjeçarë të klasës!

6 Prill, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2024-04-06 12:15:55

Pas hapjes së Dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit, dy specialistët e Autoritetit të Dosjeve që e shqyrtuan atë, rrëfejnë për “Report tv” dramën e përndjekjes së poeteshës 16-vjeçare deri në vdekje. Si regjimi, infiltroi si bashkëpunëtorë shokët e saj të klasës, që e raportonin. Bisedat në shtëpi me të ëmën Lirien, përgjimet edhe në spital, në çdo hap, nga 11 operativ. Dhe ditari i saj, po ashtu objekt i dosjes, që ndihmon për të kuptuar jetën tragjike të Çomos, për të cilin flet dhe mikesha e saj Rajmonda Bulku

    No videos found.