E qëlluan me tre plumba në kraharor dhe kokë, ekzekutohet ish-boksieri për larje hesapesh në mes të rrugës në Greqi

16 Maj 2021, 14:43

GREQI- Tre plumba, një kraharor dhe dy në kokë, i morën jetën 58-vjeçarit, M.K, ish-boksierit grek, i cili u ekzekutua në mes të rrugës mbi motorin e tij në një lagjen ‘metamorfosis”, të Athinës në Greqi.

Vrasja e cila tronditi vendin fqinj, ndodhi rreth orës 22:30, kur sapo 58-vjeçari ndaloi motoçikletën e tij, një motor tjetër me dy persona i cili po vinte nga drejtimi i kundërt, iu afrua dhe me 3 plumba i morën jetën ish-boksierit, duke përgjakur mbrëmjen e djeshme.

Ishte pasagjeri ai qe nxori armën dhe qëlloi në drejtim të M.K nga një distancë shumë e afërt.

M.K i njohur edhe me pseudonimin “Koka” ishte një njeri i njohur i “natës”, pasi ishte edhe pronar i një clubi në Athinë.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, policia mendon se vrasja e 58-vjeçarit lidhet me larje hesapesh.

Policia shprehet gjithashtu se ekzekutori i M.K, ishte një vrasës me eksperiencë, pasi me tre plumba qëlloi në vendet ku viktima nuk do të kishte asnjë mundësi për të mbijetuar.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar gjithçka që ndodhi para dhe pas vrasjes. Policia ende po heton ngjarjen.