E rëndë/ Humb jetën i burgosuri shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Vuante nga kanceri prej muajsh, por u la pa asnjë ndihmë mjekësore në qeli! Zv.ministri i Drejtësisë, Nuhiu: Nisëm verifikimet

19 Dhjetor 2021, 15:11 | Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 15:11

Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante nga kanceri, u la të vdiste në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë ndihmë. Ngjarja e rëndë u bë me dije për Report Tv nga burime brenda burgut në Idrizov, sipas të cilëve 47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital, e nuk iu dha asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai vdiq në qeli pak pas mesnate.

"Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm 2 muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg", thonë burime.

KT/Shqiptarja.com