Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Ata janë transportuar sot në mbrëmje me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Fluturim Tolle, 26 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë janë Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.
Sipas mediave, sherri mes disa të rinjve ka nisur në një lokal Bulqizë dhe të rinjtë kanë dalë të sqarohen jashtë ambienteve të lokalit nga ku janë përplasur fizikisht.

















