E rëndë në Gjirokastër, vdes 16-vjeçarja pasi u asfiksua nga tymi

28 Nëntor 2021, 22:09 | Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 22:09

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Gjirokastër në fshatin Derviçan, pasi është asfiksuar nga tymi, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj. Burime për Report Tv mësojnë se 16-vjeçarja nuk kishte energji elektrike në banesë dhe kishte ndezur qiririn. Ky i fundit ka rënë në divan dhe banesa ka marrë flakë. Vajza ishte në tualet pasi shkoi që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar.

LR/Shqiptarja.com