E rëndë në Kuçovë, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, gjendet e vdekur 63-vjeçarja në një kanal!

21 Janar 2022, 07:16 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 15:03:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në qytetin e Kuçovës në fshatin Kozare. Një grua 63-vjeçare e identifikuar si Fatime Suli është gjendur afër një plantacioni me sera pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh. Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Gruaja është gjetur pas rreth 1-orë kërkimesh nga policia, në një kanal rreth 1 km larg banesës saj në lagjen ‘Havaleas.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe zihej e konfliktohej me banorët e zonës. Dyshohet se nga kjo ngjarje e rëndë gruaja mund të jetë vetëvrarë, ose të jetë vrarë. Viktima Fatime Suli është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj. Ky dyshim pritet të zbardhet pas autopsisë mbi trupin e saj.