E rëndë në Maliq/ Dy të miturit përleshen me thikë në lokal, vdes 14-vjeçari, bashkëmoshatari arrestohet pas mjekimit në spital! U takuan për t'u sqaruar

14 Gusht, 22:34 | Përditesimi: 14 Gusht, 22:55

Ngjarja e rëndë sot pasdite në fshatin Pirg. 14-vjeçari goditi me thikë bashkëmoshatarin Erald Xhejo, duke i shkaktuar vdekjen, kurse vetë mbeti i plagosur. Krimi në ambientet e lokalit. Viktima nga fshati Zvirinë, autori nga Leminoti. Pas mjekimit në spital, u dërgua me pranga në Komisariat dhe po merret në pyetje. Dy të miturit kishin pasur konflikt më parë, do sqaroheshin në lokal. I panjohur shkaku, disa të shoqëruar në Komisariat

    r.k./Shqiptarja.com