E rëndë në Qerret/ 4 turistë rusë gjenden të vdekur brenda në sauna në një hotel, u asfiksuan! Prej një jave ishin në Shqipëri

15 Tetor 2021, 23:38 | Përditesimi i fundit: 2021-10-16 00:09:07

QERRET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hotel "Gloria" në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë gjetur të vdekur  K. S, 31 vjeçe,  N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Report Tv mëson nga burimet, se turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike. 4 turistët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin. Më pas, kanë nisur kontrollin në hotel dhe kanë gjetur 4 turistët të vdekur në sauna.