Edhe Berisha? Britania e Madhe shpall 'non grata' individë e politikanë shqiptarë të lidhur me krimin e korrupsionin: Dëm demokracisë! Kim: E mirëpresim

21 Korrik 2022, 18:52

Pa dhënë emra, apo nëse janë ish-zyrtarë apo politikanë aktivë, Britania e Madhe thotë se ka shpallur non grata disa individë shqiptarë për të cilët ka prova se janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Vendimi është përshëndetur nga kryediplomatja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, që thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.