Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Rama tha se ceremonia u zhvillua në kushte paradoksi, pasi kryetari i bashkisë mungon.
Lidhur me arrestimin e Veliajt, Rama tha se kontrata e kryetarit të zgjedhur nga qytetarët është ndërprerë nga dikush që ai vetë nuk e njeh as me fytyrë.



















