Edi Rama kontrollon furrat e bukës: Nuk do lejojmë abuzimet me çmimet! Bëni transparent edhe peshën, qytetarët janë ankuar

20 Mars 2022, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2022-03-20 13:06:05

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kontroll të çmimeve edhe në furrat e bukës. I shoqëruar sërish nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, kryeministri theksoi se nuk do të lejojnë abuzimet me çmimin e bukës.

Rama e vuri edhe njëherë theksin s enë këtë situatë tregtarët do kenë marzh të ulët fitimi, por duke theksuar se qeveria nuk do të heqë asnjë nga masat mbrojtëse për biznesin e vogël. Ai tha se çmimi i energjisë për biznesin e vogël nuk është rritur dhe kjo i ndihmon ata, pasi nëse do të paguanin çmimin real do të detyroheshin të hiqnin punëtorët nga puna për shkak të rritjes që ka pësuar energjia elektrike, rritje e cila për familjarët dhe biznesin e vogël mbulohet nga qeveria.

“Kjo është fazë vështirësie për të gjithë. Tendenca mund të jetë e gabuar që të hidhet gjithë faji prodhuesve tregtareve, jemi pak në atë frymë negative në këto momente, por duhet kuptuar dhe njerëzit që kanë gjithë këtë stres. Ne duhet të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të nxirrmi një minimum fitimi, por jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerr më shumë fitme. Prapë është rritur karburanti në bursë, ne këto janë gjërat që nuk i frenojmë dot do reflektohen në çmime. Nuk duam të rrisim asnjë ngarkesë për biznesin e vogël

Te energjia ju paguani njësoj, nëse do binim faturën reale ajo goca do detyrohej të largohej nga punua, se është minimumi një rrogë. T’iu rrisim taksat në këtë fazë është diçka që nuk duam ta bëjmë. E kemi marrë përsipër që në biznesin e vogël taksa të jetë zero. Tani ju tako edhe juve që të jeni të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që iu takon. Ju jeni model këtu, erdhëm thjesht për të shfrytëzuar rastin të komunikojmë me tjerët. S’kemi kritika konkrete”, tha Rama.

    No videos found.