Efektet e COVID-19 të ftuar Ogerta Manastirliu, Jorida Tabaku ,Dritan Ylli dhe Arbër Zaimi

31 Mars 2020, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2020-03-31 12:25:48

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se kanë porositur dhe presin 10 mijë tamponë, por edhe 50 respiratorë të tjerë, përpos 54 që që janë blerë. Ministrja u shpreh se pa marrjen e masave të forta kurba do të ishte e rrezikshme, ndërsa shtoi se është ende herët që të flitet për rifillimin e jetës normale.