Ekskluzive/ Apartamentet dhe paratë e Gaz Bardhit, Gjekmarkajt, Baftjar Zeqajt, Luljeta Bozos dhe Flutura Açkës! Belind Këlliçi pa shtëpi

2 Dhjetor 2021, 19:25

Report Tv sjell të tjera detaje rreth pasurisë së deputetëve të rinj. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, është pronar me 50 % i katër pasurive të paluajtshme, konkretisht i një shtëpie 103 m2 në Tiranë me vlerë 47 mijë euro, i një njësie tregtare në Kavajë me vlerë 120 mijë euro dhe sipërfaqe 46 m2, i një tjetër njësie tregtare në Kavajë 12 m2 dhe me vlerë 15 mijë euro si dhe i një shtëpie në Kavajë me sipërfaqe 99 m2, mbi një truall 176 m2, me vlerë 65 mijë euro.