Ekskluzive/ Bllokuan Rinasin, gjykata 'zhvesh' nga akuzat kontrollorët: Nuk ishin në turn kur fluturimet u 'morën peng', prokuroria të gjejë autorët

8 Shkurt 2022, 14:38 | Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 14:38

Pas 7 muajve hetime Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj 3 kontrollorëve për bllokimin e fluturimeve ajrore në Rinas në prill 2021. Sipas vendimit të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv gjykata thotë se kontrollorët nuk ishin në turn më 7 prill. Sipas gjykatës prokuroria duhet të gjejë autorët e vërtet që braktisën punën në kullën e kontrollit dhe bllokuan aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

r.k./Shqiptarja.com