Ekskluzive/ Çerek shekulli arrati! Arrestohen në Itali xhaxhallarët e Stenaldos, vranë për të marrë hakun e babait të tij

9 Prill, 18:59 | Përditesimi: 9 Prill, 18:59

Interpol Tirana arriti të zbulojë përmes sistemit të krahasimit të fotove, se dy shqiptarë të cilët jetonin me identitet të rremë prej më shumë se dy dekadash në Itali, janë dy vëllezër në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për vrasje në Lushnje. Artur dhe Arben Mëhilli vranë në vitin 1999 një të ri, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tyre, Sokol Mëhilli, i cili është babai i gazetarit që u bë i njohur nga Big Brother, Stenaldos.

    A.M/Shqiptarja.com