Ekskluzive/ Deputeti që bleu për 100 mijë lekë apartament në Tiranë, Xhelal Mziu vilë me ‘punë krahu në Greqi’, ligjvënësja që i financoi babai shtëpinë 210 mijë euro

1 Dhjetor 2021, 21:10

Pas identifikimit të ligjvënësve më të pasur, Report Tv sjell sot ekskluzivisht të dhëna të reja befasuese nga pasuria e deputetëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Deputeti i PD-së në Berat, Tomor Alizoti, deklaron se, në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë. Vlera e deklaruar ka një diferencë të madhe me vlerën e tregut imobiliar. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro. Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.