Ekskluzive/ Eurodeputeti Mandl: BE ka zvarritur procesin e integrimit të Shqipërisë dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit! S’ka asnjë argument pse Kosovës s’i janë liberalizuar vizat

31 Mars 2022, 17:39 | Përditesimi: 31 Mars 2022, 17:39

Shqipëria meriton të bëhet sa më parë pjesë e Bashkimit Europian. Ky është qëndrimi i eurodeputetit nga Austria Lukas Mandl, në një intervistë ekskluzive për Report Tv. Ai shprehet se Bashkimi Europian ka zvarritur procesin e integrimit dhe nuk ka bërë sa duhet për rajonin. Sipas eurodeputetit me integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor forcohet vetë unioni.

Sh.Sh/Shqiptarja.com