Ekskluzive/ Hackerat sulmojnë Radio Televizionin Shqiptar, kërkuan 300 mijë dollarë për kthimin e arkivit! RTSH nuk ka paguar

25 Shtator 2021, 14:17 | Përditesimi: 25 Shtator 2021, 14:17

TIRANË-Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar ka rënë pre e një sulmi kibernetik rreth dy javë më parë. Report Tv mëson ekskluzivisht se serverat e RTSH janë sulmuar nga individë ende të paidentifikuar përmes një sistemi hakerimi të quajtur ransomware. Hackerat kanë kërkuar 300 mijë dollar për të rikthyer materialin Radio Televizionit Shqiptar, por kjo marrëveshje nuk është arritur ende. Hackerët që jane futur në servera të RTSH përmes rrjetit online, kanë arritur ta enkriptojnë databasin e Radio Televizionit Publik duke kërkuar pagesë prej 300 mijë dollarësh për ta dekriptuar.

r.k./Shqiptarja.com