Ekskluzive/ I dënuar me burg dhe gjobë në Itali për armë mbajtje pa leje, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD në Rrogozhinë!

19 Shkurt 2022, 12:49 | Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 14:46

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit , Ferdinand Saraçi. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka mësuar ekskluzivisht se Saraçit do t’i merren gjurmët e gishtërinjve javën e ardhshme. Pritet që njësia e dekriminalizimit t’i dërgoj INTERPOL Romës letërporosi për Saraçin për informacion.

KT/Shqiptarja.com