Ekskluzive/ ' Për nder rroj...' Ja çfarë tha nëna e 4 fëmijëve para se të kryente vetëvrasjen! Familjarët: Vajza e tezes i hapi profil denigrues në TikTok

5 Janar, 19:26

Report TV ka shkuar në fshatin Vardallë të Sukthit në banesën e 41 vjeçares e cila i dha fund jetës pasi në Tik Tok ishte hapur profil fals, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. Familjarët bëjnë me faj kushërirën e nënës së 4 fëmijëve, vetë vajzën e tezes për hapjen e profilit denigrues. Ekskluzivisht Report TV dhe Shqiptarja.com sjell dhe rrëfimin e familjarëve, bashkëshortit dhe djalit të viktimës.