EKSKLUZIVE/ Report Tv siguron foton e izraelitit që mashtronte të huajt nga Tirana përmes FOREX! Prokuroria kërkon arrest në burg për Rafael Genish, do hetohet edhe për pastrim parash

26 Dhjetor 2021, 11:31 | Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 14:30

TIRANË- Report Tv ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foton e izraelitit Rafael Genish, i cili organizoi një veprimtari kriminale në fushën e “Call Center” në Shqipëri, përmes kompanisë “RG Capital”. Fotoja e siguruar nga gazetari Arsen Rusta është gjatë kohës që izraeliti lëvizte në Tiranë. Dyshohej se Genish kishte planifikuar të largohej nga Shqipëria, nga momenti që Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për verifikimet në terren.

KT/Shqiptarja.com