Ekskluzive/ Si u vra 15-vjeçari në Durrës në takim ‘sqarues’. Viktima dhe 14-vjeçari s’kishin lidhje me sherrin! Në TikTok u zunë shoku i Erion Bobës dhe vëllai i autorit

9 Dhjetor, 15:49 | Përditesimi: 9 Dhjetor, 15:49

Report Tv zbardh të plotë dinamikën e sherrit të dhunshëm mes të miturve në Durrës më 25 nëntor, që përfundoi në vrasjen me thikë të 15-vjeçarit Erjon Boba. Gjithçka nisi për një sherr në TikTok, por as i ndjeri, dhe as 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen, nuk ishin personat e përfshirë në konflikt. Ata nuk njiheshin, por shkuan në përballje për të ndihmuar, njëri shokun e tjetri vëllain, personat që ishin zënë online.

    I.M/Shqiptarja.com