EKSKLUZIVE/ Sonte në Report Tv intervistë nga Beogradi me Edi Ramën...Fati i 'Open Balkan', ftesa për Bashën dhe pasuesi i Ilir Metës

4 Nëntor 2021, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2021-11-04 21:10:46

Sonte në Repolitix  kryeministri i vendit Edi Rama flet nga Beogradi  për Open Balkan. A do të ndikojë kriza politike e Maqedonisë së Veriut për fatin e nismës? 

A mund të funksionojë Open Balkan vetëm me Shqipërinë dhe Serbinë ?

Pas tensionit në Bosnje-Hercegovinë a rrezikon Ballkani Perëndimor një konflikt të ri?

Kryeministri Rama flet dhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri.

Ftesa e bashkëpunimit për Lulzim Bashën dhe për çfarë nuk është e gatshme PS të pranojë kushtin e PD?

Çfarë do të ndodhë për zgjedhjen e presidentit të ri dhe cili është profili për pasuesin e Ilir Metës?

Për të gjitha këto tema sonte në Repolitix ora 20:55, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë nga Beogradi me gazetarin Denis Minga.