Eksperimenti i fshehtë në qytetin brazilian, vaksinon të gjithë qytetarët me CoronaVac, rezultate impresionuese

3 Qershor 2021, 17:13

Një eksperiment unik në llojin e tij në qytetin e Brazilit Serrana ka treguar në realitet se vaksina kineze e CoronaVac, ka një efikasitet prej ranë me 95% në zvogëlimin e rasteve të vdekjes nga COVID-19 dhe një shkallë efektiviteti prej 86% në rastet e shtrimeve në spitale dhe 80 % në rastet simptomatike.

Qyteti i Serrana, me 45 mijë banorë në shtetin e Sao Paulo, në kuadër të projektit të quajtur "S", ka vaksinuar të gjithë popullsinë e tij të rritur me vaksinën kineze. Rezultati është impresionues, aktualisht në spitalin e qytetit gjendet i shtruar në gjendje të rëndë vetëm një paciente me COVID-19 pasi ajo kishte refuzuar të merrte vaksinën kineze dhe ishte në pritje të vaksinës së Pfizer Biontech.