Ekspozita në muze, zbulohen arkivat e Hasan Prishtinës! 100 vjet nga emërimi i kryeministrit, simbol i bashkimit të shqiptarëve

8 Dhjetor 2021, 17:14

Hasan Prishtina një prej figurave më të shquara të Pavarësisë dhe Bashkimit Kombëtar është përkujtuar në 100-vjetorin e marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë përmes një ekspozite të çelur në bashkëpunim me Arkivin e Shtetit në Muzeun Kombëtar.