Ekzekutimi i ish-kryekomunarit të Velipojës, burg për 2 të akuzuarit! Autori i dyshuar në gjykatë: S'jam vrasësi, isha në Kosovë! Gjykatësja: Afat deri në 3 janar për kamerat e doganës dhe poligonit në Prishtinë

4 Dhjetor 2021, 17:15

2 ditë pasi u arrestuan si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër, dolën sot para gjykatës Kristian Kelmendi, dhe Marjan Kola 53 vjeç, ky i dyti si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen. Ata janë lënë në burg me afat 30 ditë.