Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet ish-ortaku i tij dhe roja i karburantit! Në kërkim dy autorët

2 Dhjetor, 11:51 | Përditesimi: 2 Dhjetor, 11:51

ELBASAN - Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola, 35-vjeç janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga janë vënë dy të tjerë, 32-vjeçari Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin njërit prej autorëve, si dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit "Xhaxhi Oil" ku ndodhi ngjarja. 

A.A/Shqiptarja.com