Ekzekutimi në Fier/Nga hakmarrja te konfliktet me personat me pushtet, policia në 'lupë' të shkuarën e Demir Backës! U qëllua me 16 plumba, brenda mjetit të djegur dy armët e autorëve

24 Tetor 2021, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2021-10-24 15:06:26

E shkuara e Demir Backës është në qendër të hetimeve lidhur me ekzekutimin e tij të mbrëmshëm në qytetin e Fierit, pranë një qendre tregtare. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier. Në vendin e  ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, ndërsa në mjetin e djegur të përdorur nga autorët janë gjetur një kallashnikov dhe një pistoletë.