Ekzekutohet me disa plumba një person në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin! Dyshohet se viktima të jetë hedhur aty dhe të mos jetë banor i zonës

17 Tetor 2021, 15:18

Një person ende i paidentifikuar është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi i tij është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin. Në trupin e pajetë ka disa plumba, por nuk dihet saktësisht se sa e kanë prekur atë.

Mendohet se viktima të jetë e moshës rreth 45 vjeç, ndërsa dyshimet e para janë që ai të jetë vrarë gjatë mbrëmjes dhe në një zonë tjetër dhe më pas trupit të jetë hedhur në afërsi të lumit Shkumbin, që nuk është një zonë e banuar.