Ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë, pak muaj para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë, çështja është në hetim nga prokuroria e Lezhës

16 Tetor 2021, 12:15

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë. Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë