Elbasan/ 40-vjeçari në kërkim për kanabis, nën hetim edhe dy klientët e tjerë

30 Shtator, 13:43 | Përditesimi: 30 Shtator, 13:43

Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi në banesën e tij iu sekuestruan kanabis në pjesë të ndara gati për shitje, një shumë e madhe parash dhe sende të kundërligshme. Gjithashtu janë vendosur nën hetim dy persona të tjerë të cilët dyshohet se do të blinin lëndë narkotike.

E.H/Shqiptarja.com