Elbasan/ Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, 2 persona të plagosur

16 Gusht, 18:48 | Përditesimi: 16 Gusht, 18:48

Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin me ujë anës rrugës në aksin Elbasan-Çerrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës. Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

E.H/Shqiptarja.com