Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin nga peshkatarët lokal, nuk dihen ende shkaqet

23 Qershor, 15:14 | Përditesimi: 23 Qershor, 15:14

Një trup i pajetë u gjet në lumin Shkumbin nga një peshkatar, duke mobilizuar policinë, zjarrfikësit dhe polumbarët për nxjerrjen e kufomës në një zonë të vështirë pranë ish-Metalurgjikut. Ende nuk dihen të dhëna mbi identitetin e viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo person të zhdukur.

I.M/Shqiptarja.com