Elbasan- Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen “5 Maji”, arrestohen 2 gra nga Kazakistani.
Policia finalizon operacionin policor të koduar "Booking", procedohet penalisht edhe pronarja e apartamentit. Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme, 3 celularë dhe dokumentet e 2 të arrestuarave.
Të ndaluarat janë A. A., 34 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, kurse në gjendje të lirë u procedua R. Ç., 42 vjeçe, banuese në Elbasan












