Elbasan/ Vodhi në seri çantat e tre punonjëseve të spitalit dhe një dyqan, ‘Skeda’ prangos 40-vjeçarin me precedentë! Kamerat e sigurisë e tradhtuan

13 Qershor, 11:24 | Përditesimi: 13 Qershor, 11:24

Elbasan- Plaçkiste punonjëset e spitalit të Elbasani, arrestohet 40-vjeçari i dyshuar.

Policia vendore bëri sot me dije se ka zbardhur 4 vjedhje në seri të ndodhura më 11-12 qershor, ku një prej ngjarjeve është bastisja e një dyqani ku janë marrë edhe pajisje elektronike.

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa i janë gjetuar në një banesë të braktisur pajisjet e vjedhura. Kamerat e sigurisë së dyqanit e kanë tradhtuar të dyshuarin, nëpërmjet të cilave policia bëri edhe zbardhjen e krimeve në seri.

I.M/Shqiptarja.com