‘Emar Group s’ka lidhje me ndërtimin e Portit të Durrësit’, Xhaferraj interpelancë me Ballukun: Do t’i kalojë një kompanie me pronarë të dyshimte

10 Shkurt 2022, 10:59 | Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 10:59

Deputeti Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interepelancë për ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit.

‘Sot nuk do të merrem me tenderat korruptive që zhvillohen në këtë zyrë qeveria. Sot do të merrem me Portin e Durrësit. Porti i Durrësit ka përfituar financime dhe kredi nga Banka Botërore, por më 16 prill 2021 Edi Rama vendosi ta nxjerr portin nga boshti perëndimor duke e kthyer në një kompleks vilash. Gjatë prezantimit është shprehur se do të jetë një nga portet më të mëdha dhe do të ketë vlerë 1 mlrd euro dhe do ndërtohet nga ‘Emar Grup’. Jemi informuar se Emar s’ka lidhje me këtë, por një kompani 'Symphony Real Estate', pronarët e të cilës janë të dyshimtë. Balluku të japë shpjegime dhe informacione për këtë projekt. Pse ka mungesë transparence. Bashkë flasim për këtë projekt me një investim 2 mlrd eurosh.’- tha Xhaferraj.

  •  

r.k./Shqiptarja.com