Emergjenca energjetike, eksperti në Report Tv: Nuk është krizë, por keqmenaxhim! Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojat e konsumatorëve

9 Tetor 2021, 19:50 | Përditesimi: 9 Tetor 2021, 19:50

TIRANË- Përpos faktit se vendi është në një emergjencë për prodhimin e energjisë elektrike, eksperti i energjisë, Eduard Elezi në studion e 'Report Tv' tha se kjo nuk është një krizë, por një keqmenaxhim i kompanive. Elezi thotë se Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji elektrike për konsumatorët, teksa përmend se KESH ka pasur prodhimin më të lartë këtë vit, e kështu edhe mund të eksportonte energji. Për pasojë, sipas tij vendi nuk ka si të preket nga kriza globale.

LR/Shqiptarja.com