Emergjenca nga Koronavirusi dhe situata politike, të ftuar Tritan Shehu dhe Arta Dade

10 Mars 2020, 15:16

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu tha se qeveria duhet të përgatitet për rastin më të keq  dhe sipas tij kjo nuk thuhet për të përhapur panik. I ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' , Shehu tha se masat e marra sot nga qeveria janë një amulli e plotë, pasi i mungojnë kolonat strategjike. Sipas Shehut duhet transparencë e plotë dhe një strategji realiste në lidhje me masat dhe atë që kërkon të arrish, por që ish deputeti shprehet se një gjë e  tillë mungon dhe qeveria është në konfuzion të plotë.

'Konfirmimi i dy rasteve ishte një lajm i paralajmëruar dhe i paraardhur. Çdo gjë nis duke pasur transparencën dhe masat që po merr dhe ku po përqendrohesh. Duhet një strategji realiste dhe efektshme mbi atë që kërkon të arrish. Edhe sot kemi konfuzion dhe nuk kas asnjë strategji të qartë. Masat që mori qeveria janë amulli e plotë, i mungojnë kolonat strategjike.  Është detyra e çdo shteti të përgatitet për rastin më të keq, kjo nuk është për përhapje paniku apo alarmi. Kështu diskutohet në këto raste, kur ti merr parasysh më të keqen je në gjendje ta përballosh', tha Shehu.

 

----------------------------------------------------

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv