Emergjencat Civile/ Ervin Demo: Do të rrisim kapacitetet në bashki, modernizojmë administratën vendore, të fokusohemi te parandalimi

4 Tetor, 11:08 | Përditesimi: 4 Tetor, 11:08

Ministri i Pushtetit Vendore, Ervin Demo, në aktivitetin për reformimin e mbrojtjes civile, tha se do të nisë menjëherë puna për rritjen e kapaciteteve në bashkitë e vendit dhe modernizimin e administratës vendore.

Duke folur për zjarret në vend, që këtë verë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, puna duhet të fokusohet edhe te parandalimi.

“Bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet. Muajt e fundit na ballafaquan me situata ku lehtësisht evidentohet që sfidat që përballemi gjatë verës dhe është normale që ajo çfarë konstatojmë në terren, është nevojë për rritjen e kapaciteteve dhe ngritje e bashkëpunimit i të gjitha niveleve.

Modernizimi i administratës vendore është jetik për të garantuar një siguri publike më të gjerë. Ne kemi disa nisma, zjarrfikësit janë një ndër to. Bashkitë janë prezent me policinë bashkiake sa i përket sigurisë publike, por kemi edhe inspektoratet vendore, kemi prefekturat. Fokusi jonë do jetë i qartë, rritja e kapaciteteve në bashki. Akademia e pushtetit vendor është i fokusuar për rritjen e këtyre kapacitete. Është e rëndësishme që kur ne flasim për mënyrën se si bashkitë mund të ecin në vazhdim, mbështetja financiare është shumë e rëndësishme, por dhe të bazohet mbi performancën. Parandalimi është puna ku ne duhet të fokusohemi më tepër. Duke filluar nga 2026 rritja e kapaciteteve vendore do të jetë e ndjeshme”.

r.k./Shqiptarja.com