Emërimi i Bledi Çuçit ministër i Brendshëm/ Petro Koçi: Gjetje e goditur, i ka të dy dimensionet politik e teknik! Mërtiri: S'ka profilin e duhur për atë post

16 Dhjetor 2020, 22:13

Emërimi i Bledi Çuçit si ministër i ri i Brendshëm, për Petro Koçin është një zgjedhje surprizë por e goditur e Ramës. Si një ish ministër i Brendshëm, Koçi tha se Bledi Çuçi i plotëson të dy dimension edhe atë politik edhe atë teknik dhe është person që ka kontribute në PS.Ndërsa për analistin Ergys Mërtiri Çuçi nuk e ka profilin e një ministri të Brendshëm.