Sot 443 kursantë të Patrullës së Përgjithshme kanë përfunduar trajnimin në Akademinë e Sigurisë dhe tashmë janë të gatshëm që të shërbejnë në Policinë e Shtetit.
I pranishëm në ceremoninë e emërimit të tyre ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili në mesazhin që u dha të rinjve, theksoi se ato duhet të besojnë tek vetja, e mos të zgjedhin rrugën e thjeshtë, por atë që është e drejtë. Nano u zotua para efektivëve të emëruar se zyrën dhe telefonin e tij ato do t'i gjejnë gjithmonë hapur për çdo iniciative që është pozitive për vendin dhe policinë.
















