Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025! Protestë dhe në Hagë

18 Maj, 16:13

Me thirrjen “Duam të votojmë në 2025”, shoqatat e diasporës zhvilluan një protestë simbolike në Milano. Turi i protestave të tyre me thirrjet drejtuar Kuvendit për të mundësuar votën e diasporës, mes disa qyteteve të Evropës, do të ndalet edhe në Hagë. Ndërkohë palët në Tiranë pa bërë shumë përparime, janë ulur për të diskutuar realizimin e votës së diasporës.