EMISIONI I PLOTË '5 Pyetjet nga Babaramo' 15 Shtator 2025, Reportv Tv

17 Shtator, 12:45 | Përditesimi: 17 Shtator, 12:45

Në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' u trajtuan zhvillimet kryesore të ditës. Deputeti i PD, Ivi Kaso, deklaroi se nuk ka qeveri të re, por vetëm emra të vjetër të PS, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka shpikur ministren virtuale ‘Diella’ për të marrë vëmendjen e opinionit publik. Nga ana tjetër, ish-zv.kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, u ndal tek ndërprerja e dialogut strategjik me SHBA, për të cilën theksoi se ishte pasojë e veprimeve të mëparshme të qeverisë së Kosovës. Një kombinim politikash, akuzash dhe zhvillimesh që ndezin debatin publik në Shqipëri dhe Kosovë.

I.M/Shqiptarja.com