Gjeli i detit, simbol i tryezave në natën e ndërrimit të viteve, mbetet një nga produktet më të kërkuara. Këtë vit, porositë kanë nisur herët. Gazetarja Xhensila Nako sjell për ju ditën e Gëzim Xhafës nga fshati Karreç i Maminasit, i cili gjithë jetën është marrë me blegtori. Gjelat i trajton si fëmijë, duke u bërë të gjitha shërbimet e nevojshme deri sa të jenë gati për treg. Një punë e mundimshme, por me leverdi, pasi edhe për këtë vit çmimi do të jetë 1.000 lekë/kg.





















