Emisioni i plotë 'Një Nga Ne'| SPATHAR/ Shahe Leka, 91-vjeçarja energjike që nuk i thotë "jo" punëve të fshatit

28 Mars, 18:50 | Përditesimi: 28 Mars, 18:50

 

Gazetarja Xhensila Nako sjell historinë e gruas më të moshuar të fshatit Spathar, në Librazhd. Shahe Leka, 91 vjeçe, mbart një jetë të mbushur me vuajtje dhe sakrifica, por me një forcë të rrallë për të përballuar çdo sfidë. E mbetur e ve në moshën 25-vjeçare, ajo rriti e vetme katër fëmijë, duke mos u dorëzuar përballë vështirësive. Edhe sot, në moshën 91-vjeçare, ajo gëzon shëndet të mirë, kujtesë të fortë dhe vazhdon të punojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj? Ndiqni materialin për ta zbuluar. Speciale Tregu i punës në Shqipëri po përjeton ndryshime të dukshme. Bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë drejt punonjësve të huaj, për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore vendase, kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit. Paralelisht, këtë vit po vihet re edhe një trend i ri: rritja e numrit të shtetasve të huaj që zgjedhin të investojnë dhe të hapin biznese në Shqipëri, jo vetëm nga Filipinet, India dhe Pakistani, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ky zhvillim po sjell një dinamikë të re në ekonominë vendase.

E.H/Shqiptarja.com