EMRI/ Rinis procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, zyrtari i policisë që do të kalojë në sitë i pari

18 Dhjetor 2023, 10:09 | Përditesimi i fundit: 2023-12-18 14:27:01

Pas disa muajsh ndërprerje, rinis procesi i vetting-ut në Policinë e Shtetit. Duke nisur nga sot, datë 18 dhjetor ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, të cilat që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë AMP.